VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në Spitalin klinik të Tetovës.

Me këtë rast, sot janë ndarë 109 vendime pune, ndërsa së bashku me 36 vendimet e ndara më herët, gjithsej 145 pjesëtarë të stafit tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre të punës.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, së bashku me Bilall Kasamin dhe drejtorin e Spitalit klinik të Tetovës, Erzen Elezi, takuan një pjesë të stafit që prej kohësh ka qenë në shërbim të institucionit, ndërsa sot mori për herë të parë vendimet e punës.

“Pjesa më e madhe e vendeve të punës u dedikohet profileve mjekësore – mjekëve, laborantëve, biokimistëve, infermierëve dhe kuadrove të tjera të nevojshme për funksionimin e spitalit.
Në kuadër të procesit janë përfshirë edhe 28 specializantë dhe 10 punëtorë teknikë”, thekson Mexhiti.

" "

Por procesi, sipas tij, nuk përfundon këtu.

Sipas Mexhitit, gjatë muajit shtator pritet të hapen edhe vende të reja pune për specializantë, ndihmës-infermierë dhe administratë.

“Po punojmë që Spitali klinik i Tetovës të ketë kuadrin që i nevojitet dhe qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë. Sepse ne e mbajmë fjalën”, deklaroi Mexhiti.

sqShqip