Pocesta: Ta duash Dibrën me pastërti është detyrim moral i gjithsecilit…
Kandidati për kryetar komune të Dibrës nga ASH-AAA, Bekim Pocesta përmes një postimi në facebook ka shkruar se a duash Dibrën me pastërti është detyrim moral i gjithsecilit nga ne në shenjë falenderimi ndaj përkrahësve të tij e votuesve të cilët e mbështetën në zgjedhjet e fundit lokale, përcjell in7.
Postimi i plotë:
Ta duash Dibrën me pastërti është detyrim moral i gjithsecilit nga ne. Unë jam krenar për këto dhe ato 4147 zemra që me dashurinë më të madhe, të lirë treguan se sa nevojë ka ky qytet për ndryshim.
Betejat tona vazhdojnë deri në momentin që qytetarët ta dinë të vërtetën. Nëse dikush është krenar me vjedhjen ne jemi krenar që jemi përball krimit në të mirë të Dibrës.
Dibra mbi gjithçka
“Askush nuk është më i skllaveruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë .” Gj. Fishta!- ka përfunduar postimin e tij Bekim Pocesta./in7.tv/