Dibra dhe shqiptarët e Amerikës humbën një humanist të madh, ndërroi jetë doktor Xhelal Lusha

Dibra dhe shqiptarët e Amerikës humbën një humanist të madh, ndërroi jetë doktor Xhelal Lusha. Në moshë 93 vjeçare ka ndërruar jetë mjeku i njohur dibran në Amerikë, Xhelal Lusha. Ai shquhej në profesionin e tij si një mjek i kalibrit të lartë, me arritje profesionale për çdo admirim.

Karrierën profesioniste e ka ndertuar në New Jersey, përplot suksese dhe aktivitete të palodhshme.

Shokët dhe bashkatdhetarët flasin me respekt për tani të ndjerin Xhelal Lusha.

" "

‘Tërë jetën ia kushtoi profesionit, por u shqua edhe me aktivitetet kombëtare atëherë kur e kërkonte nevoja. Ai ishte nga një familje atdhetare dhe intelektuale. Do ta kujtojmë si një njeri plot me vlera’, thotë bashkëvendasi i tij Ylber Pilku, ndryshe edhe kontributor i portlit Lideri.mk në Nju Jork.

Ylber Pilku me dr. Xhelal Lusha

Doktor Xhelal Lusha ishte një mërgimtar i hershëm i viteve të 60-ta të shekullit të kaluar, i cili u largua nga vendlindja për shkak të përndjekjes nga sistemi monist.

Edhe Musa Paçuku, poashtu një mërgimtar dibran në SHBA dhe familjar i dr. Xhelal Lusha, flet për meritat e tij.
“Si dibranë dhe si Mërgatë shqiptare kemi humbur shumë me largimin nga kjo botë e doktor Xhelalit. Këshillat e tij ishin të vlefshme deri në çastet e fundit të jetës”, thotë Paçuku për portalin Lideri.mk.

Dr. Xhelal Lusha do të përcillet në botën e amshueshme të mërkurën në New Jersey, ku priten të marin pjesë shumë bashkatdhetarë tanë. /Lideri

sqShqip