Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete në det, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Dyshimet paraprake janë se 18-vjeçari mund të jetë mbytur, por nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë më shumë detaje lidhur me shkakun e vdekjes së të riut.

sqShqip