Në pranverë pritet të fillojë ndërtimi i hekurudhës Maqedoni-Bullgari
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, bëri të ditur se në pranverën e vitit 2022 pritet të fillojë ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë. Theksoi se procedurat e tenderimit për ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8 janë në fazën përfundimtare.
Boçvarski mes tjerash theksoi se 8 kompani janë në lojë për të dy seksionet, duke shtuar se pret që marrëveshjet me kompanitë e përzgjedhura të nënshkruhen në fillim të vitit (2022).
“Për seksionin e parë Kumanovë – Vellkovë kemi tre firma të interesuara, për seksionin e dytë Vellkovë- Kriva Pallankë të interesuara janë pesë kompani.
Pritjet tonë janë se në fillim të janarit (2022) mund të nënshkruhen marrëveshjet. Pra në pranverën e vitit 2022 presim që të fillojnë punimet për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë.
Kjo është shumë e rëndësishme dhe me një investim prej rreth 200 milionë euro do të realizohet faza e parë dhe e dytë”, deklaroi Bllagoja Boçvarski.