Nga aeroportet e Maqedonisë janë vendosur gjithsej 28 linja të reja ajrore, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët dhe duke e bërë vendin më të arritshëm për vizitorët e huaj, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë vendosur fluturime direkte drejt Parisit, Barcelonës, Lionit, Amsterdamit, Lubjanës, Madridit, Stokholmit, Këlnit, Barit, Pragës, Larnakës, Napolit, Budapestit, Algheros dhe Palermos.

Ndërkaq, linjat e reja nga Aeroporti i Ohrit e lidhin vendin me Stambollin, Bazelin, Larnakën, Madridin, Shtutgartin, Barin, Stokholmin, Katovicën, Vroclavin, Milanon, Bratislavën dhe Vjenën.

Sipas partisë, zgjerimi i rrjetit ajror do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi, duke nxitur zhvillimin e turizmit, veçanërisht në Ohër, si dhe duke ua lehtësuar kompanive vendase lidhjen me partnerët dhe tregjet ndërkombëtare.

" "

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se zgjerimi i rrjetit të fluturimeve është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për më shumë mundësi udhëtimi dhe lidhje më të fuqishme të Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe botën.

sqShqip