Maqedoni

A do të bëhet Alternativa pjesë e Qeverisë? Mickoski: Pyesni Afrim Gashin

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp refuzoi të komentojë përfshirjen e mundshme të Alternativës në Qeverinë aktuale, transmeton TV21.

“Për këtë do të pyesni Alternativën dhe kryetarin e tyre Afrim Gashi, me sa di unë ata janë në koalicion me Aleancën për Shqiptarët”, komentoi shkurt Mickoski.