Katër automjete kundër zjarreve dhe 15 zjarrfikës kanë shuar zjarrin e madh që shpërtheu dje rreth orës 17:25 në objektet që përdoren si depo të NPK “Komunalja”, informon NJTKZ Strumicë.
“Zjarri ishte në një fazë të avancuar dhe jashtëzakonisht vështirë për t’u shuar. Është kërkuar nga EVN të shkëputet energjia elektrike për shkak të rrezikut të madh për jetën e zjarrfikësve-shpëtimtarëve që kishin depërtuar thellë në ambientet e depos dhe po shuanin zjarrin. Një ekip tjetër, në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe të rrezikshme për shkak të shiut, hapi çatinë dhe lejoi që tymi të del nga ambientet”, theksohet në informacionin nga zjarrfikësit e Strumicës.
Zjarri i cili është lokalizuar dhe shuar, shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipi nga NJTKZ- Strumicë mbrëmë ka kujdestaruar në vendin ku shpërtheu zjarri.