*Ylber Limani: Në Burgun e Kumanovës, ligji është mbi të gjithë*

Zëvendësdrejtori i Burgut të Kumanovës, Ylber Limani, ka reaguar për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në këtë institucion, duke theksuar se ato duhet të zbatohen njësoj për të gjithë, pa përjashtim.

Limani thotë se askush nuk mund të vendosë rregulla sipas interesit personal apo të anashkalojë të drejtat e garantuara me ligj, përfshirë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Ligji duhet të respektohet dhe të zbatohet, jo të interpretohet sipas interesit të individëve”, deklaron Limani.

" "

Ai thekson se Kushtetuta dhe ligjet janë mbi çdo funksionar dhe se respektimi i tyre është bazë për funksionimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës.

Reagimi i tij lidhet edhe me funksionimin e Repartit të Hapur në Kriva Pallankë, i cili është në kuadër të Burgut të Kumanovës.

“Ligji është mbi të gjithë – dhe duhet të zbatohet njësoj për të gjithë! Të fala nga Shën Nikolla”, ka shkruar Limani.

sqShqip