Ndonëse Kuvendi ende është me pushime, për momentin nuk ka informatë se kur pritet të vazhdojë debati mbi pakon e ligjeve për arsimin e lartë. Herën e fundit ligjet kaluan në lexim të parë ndërsa u paralajmërua se do të mbahet edhe debat publik me akademikët dhe ministren e arsimit për të dëgjuar vërejtjet e opozitës.
LEXO EDHE:
Shkupi dhe Praga kërkojnë konsensus për çështjen e integrimit
19.08.2026
Ari nën presion të fortë, rriten rreziqet e rënies së mëtejshme
19.08.2026
Në debatin e fundit në Komisionin për Arsim, opozita pati vërejtje se ligji për arsim të lartë do të shkaktojë vetëm dëme ndërsa Universitetet do të kenë gjithnjë e më pak hapësira që vet t’i krijojnë rregullat e funksionimit. Megjithatë, ministrja e arsimit Vesna Janevska shprehet se ka pasur diskutime me akademikët dhe nuk ka pasur vërejtje. Tha se është e gatshme të përballet edhe me partitë politike në Kuvend.
“Në rastet kur politika përzihet në arsim, mendoj se dëmi është për të gjithë. Deri tani kemi pasur diskutime me akademikët ndërsa nga partitë politike për ligjet ne nuk kemi marrë asnjë vërejtje. Për këtë ne do të përballemi në Kuvend. Nëse duan do të diskutojmë për çdo nen veçmas dhe aty do ta zgjidhim problemin nëse ekziston ndonjë problem, dhe nëse nuk bëhet fjalë vetëm për politizim të arsimit. Do e përsëris, mbajini larg duart e politikës nga arsimi”, deklaroi ministrja e arsimit, Vesna Janevska.
Janevska edhe më herët pati theksuar se Ligji për Arsimin e Lartë, Ligji për Veprimtari Kërkimore-Shkencore dhe Ligji për Cilësi në Arsimin e Lartë kanë të bëjnë me organizimin e arsimit të lartë, ngritjen e cilësisë së profesorëve dhe rritjen e punës praktike gjatë studimeve. Në këtë situatë, Janevska theksoi se në raste kur qëllimi është zhvillimi i arsimit, nuk ka nevojë për badenter. Kjo bëri që të reagojë BDI-ja opozitare sipas së cilës, badenteri nuk është diçka që zbatohet sipas qejfit të dikujt por e garanton amendamenti 10 i Kushtetutës./Alsat.mk

