Orhan Murtezani ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO. Murtezani është një nga nëntë ambasadorët e rinj, emrat e të cilëve u miratuan nga Qeveria në shkurt të këtij viti, përcjell TV21. Pas marrjes së detyrës, ai tha se përgjegjësia e re përbën një kapitull të ri profesional, por edhe vazhdim të angazhimit të tij për një vend të sigurt dhe aleat të besueshëm në familjen euroatlantike.

Ai theksoi se anëtarësimi në NATO, përveç privilegjit, sjell edhe përgjegjësi, veçanërisht në një periudhë kur siguria nuk mund të merret si e mirëqenë. Murtezani ishte ministër për Çështje Evropiane nga qershori i vitit 2024 deri në dhjetor të vitit 2025. Ai u shkarkua pas zgjedhjeve lokale, ndërsa më herët kryeministri Hristijan Mickoski kishte paralajmëruar se do të vazhdonte të ishte pjesë e kabinetit, me përgjegjësi për monitorimin e zbatimit të Agjendës së Reformave.

sqShqip