Daut Beqiri : Sot zhvillova një takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Gjatë takimit biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy komunave dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë.
Në shenjë respekti dhe miqësie, shkëmbyem pllakat me simbolet e Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Preshevës.
Besoj se bashkëpunimi ndërmjet Haraçinës dhe Preshevës do të vazhdojë të thellohet edhe më tej, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe për forcimin e lidhjeve tona.
Haraçina dhe Presheva do të vazhdojnë të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe të ecin përpara së bashku.

