Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata rriten për 4,50 denarë, i EURODIZEL-it (D-E V) për 6,50, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) për 6.00 denarë për një litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.

Një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 91,50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 93,50, EURODIZEL-i BS (D-E V) për 98,00, ndërsa Ekstra vaji i lehtë 1 (EL-1) për 98,50 denarë.

Për 0,188 denarë shtrenjtohet edhe Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 43,726 denarë.

Në vendimin e sotëm të Komisionit rregullator për energjetikë u vazhdua zbatimi i vlerës së reduktuar të akcizës prej 2,00 den/lit te benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vlerës së reduktuar të akcizës prej 4,00 den/litër te EURODIZEL (D-E V).

" "
sqShqip