Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas shpërndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” nga një universitet në Tiranë për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti i cili vetëm pak ditë më parë kishte ofenduar shqiptarët e opozitës duke i quajtur “zagarë”.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Ibrahimi shprehu indinjatën e tij duke theksuar se institucionet akademike nuk duhet të shërbejnë si lavatriçe për gjynahet e politikanëve. “Disertacionin e doktoratës e kam mbrojtur qysh më 2010, por përveçse në punën time në Institut, e kam mërzi kur në opinion më përmendet ky titull. Andaj më vjen keq për institucionet arsimore-shkencore që tregtojnë me tituj shkencorë e honorofikë për të larë mëkatet e politikanëve të pakujdesshëm”, shkroi ai.

Ai shtoi se, nëse universiteti do të kishte pasur dinjitet, së paku do ta kishte shtyrë ceremoninë, për të mos u interpretuar si shërbim ndaj një politike ofenduese ndaj shqiptarëve. “Personi që e ka pranuar këtë titull, edhe pse kurrë me asgjë nuk na ka bindur se meriton mirënjohje të tillë, veç e mashtron veten se ky titull ia fshin edhe ofendimin që ua bëri shqiptarëve”, ka theksuar Ibrahimi.

Duke përmbyllur reagimin, Ibrahimi kujtoi një thënie të shkrimtarit francez Honoré de Balzac: “Ata që i duan dekoratat, rëndom nuk i meritojnë, ndërsa ata që i meritojnë, rëndom nuk i duan”.

sqShqip