Gjatë muajit shtator, policia e Maqedonisë së Veriut ka privuar nga liria mbi 100 persona, përfshirë disa të mitur, në kuadër të aksioneve operative kundër trafikimit të paligjshëm të drogës. Gjatë kontrolleve personale dhe të automjeteve, në posedim të të dyshuarve u zbuluan dhe sekuestruan sasi të ndryshme të marihuanës, lëndë të bardhë të trashë, pluhur të bardhë dhe kafe, tableta MDMA, amfetaminë, heroinë dhe thërrmues informon Tetovasot

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Në disa raste të veçanta, më shumë se 15 persona u arrestuan dhe kundër tyre u ngritën kallëzime penale për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Po ashtu, gjatë muajit shtator, në Pikën Kufitare Tabanovce u zbuluan kokainë, amfetaminë dhe marihuanë në posedim të shtetasve të huaj nga Serbia, Hungaria, Austria dhe Belgjika.

Një tjetër aksion i suksesshëm u realizua në rrugën rajonale Manastir–Prilep, ku oficerët e Departamentit të Policisë Kriminale, SVR Manastir dhe SAE Tigar, parandaluan transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë.

Policia thekson se aktivitetet operative kundër trafikimit të drogës do të vazhdojnë me intensitet të lartë për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

sqShqip