Australia do ta njohë Palestinën shtet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, duke ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë, që kanë paralajmëruar ta bëjnë të njëjtën gjë, raporton “BBC”.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thënë se Australia ka marrë zotime nga Autoriteti Palestinez (PA) përfshirë demilitarizimin, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të vazhdojë ta njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e mirë e njerëzimit për të thyer këtë cikël të dhunës në Lindje të Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjes dhe urisë në Gazë”, ka thënë Albanese.

Izraeli, nën presion në rritje për t’i dhënë fund luftës në Gazë, ka thënë se njohja e shtetit palestinez është “shpërblim për terrorizmin”.

Albanese ka thënë se vendimi është marrë pasi Qeveria e Australisë mori zotime nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Hamasi nuk do të luajë asnjë rol në një shtet të ardhshëm palestinez.

sqShqip