Nuk është e vërtetë se bakteri Escherichia coli është gjetur në ujin që furnizon Shkupin. Kështu deklaruan për “Lokalno” nga Qyteti i Shkupit, duke i cilësuar pretendimet për praninë e këtij bakteri si “sulm të orkestruar”.

Nga Qyteti i Shkupit paralajmëruan se më vonë do të publikojnë informacion të plotë lidhur me këtë çështje.

Reagimi vjen pas raportimeve për mundësinë që uji i pijshëm në Shkup të mos jetë i përshtatshëm për konsum për shkak të pranisë së bakterit Escherichia coli. Deri tani, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me këto pretendime.

Ndërkohë, NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” njoftoi dje se gjatë ditës Sektori i Kontrollit Sanitar kishte marrë gjithsej 42 mostra nga rrjeti i furnizimit me ujë në Shkup. Katër prej tyre janë marrë nga seksioni i puseve Nerezi–Lepenec.

" "

Mostrat janë analizuar përmes analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në laboratorë të akredituar, në përputhje me standardin ISO 17025:2018.

Sipas NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup”, monitorimi i cilësisë së ujit kryhet në përputhje me rregulloret në fuqi për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Nga ndërmarrja publike theksojnë se rezultatet e analizave konfirmojnë se uji nga sistemi i furnizimit me ujë në Shkup është i sigurt dhe i përshtatshëm për t’u pirë.

sqShqip