Arbër Ademi: Zemra e Kastriot Rexhepit qëndron në Uashington dhe Bruksel
Koordinatori i grupit kuvendar të BDI-së, Arbër Ademi para kuvendit theksoi se deputetët e partisë së tij janë për një qeveri që kultivon vlera evropiane dhe eutoatlantike.
“Vendimi i zotit Kastriot Kastriot Rexhepi është i tillë. Zemra e tij qëndron në Uashington në Bruksel, andaj besojmë se pikërisht ky është motivi që Rexhepi nuk merr pjesë në mocionin për rrëzimin e qeverisë”, u shpreh Ademi.
Më herët, edhe zëvendëskryeministri Grubi i cili vjen nga radhët e BDI-së tha se ai njeh Kastriot Rexhepin dhe se “zemra e tij flenë Uashington dhe Bruksel”.
Ndryshe, Kastriot Rexhepi në Facebook njoftoi se nuk do të merr pjesë në seancën për rrëzimin e qeverisë për shkak se vendit i nevojitet rruga euroatlantike, ndërkaq opozita ka shprehur shqetësim në lidhje me sigurinë e tij për shkak se përveç statusit, Rexhepi nuk dihet ku ndodhet fizikisht.