Në fshatin Radushë, në sheshin e bukur që mban emrin e komandantit legjendar “Adem Jashari”, mbrëmë u shënua 25 vjetori i Brigadës 115.
Bashkë me bashkëpunëtorë dhe njerëz që e kanë përjetuar më armë në dorë betejën e lavdishme të Radushës kujtuam momente krenarie të asaj kohe, që më pas u bënë udhërrëfyes në rrugëtim tonë politik dhe sukseseve të njëpasnjëshme të popullit tonë.
Gjithashtu, kujtuam të gjithë ata njerëz të këtyre trevave që sot nuk janë në mesin tonë.
Lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare solli paqen dhe lirinë e munguar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Idealet tona për të qenë të barabartë në këtë shtet vazhdojnë edhe sot.
Lavdi! Види помалку

sqShqip