Maqedoni

Kumanovarët po shijojnë ndryshimin me koalicionin ASH-AAA, vendoset flamuri shqiptar!

Në ndërtesën e komunës së Kumanovës është vendosur flamuri kombëtar shqiptar me rastin e festës së “11 Nëntorit”, e njohur si dita e çlirimit të qytetit nga fashizmi.

Përskaj flamurit shtetëror qëndrojnë edhe flamuri i komunës si dhe flamujt, por haset edhe ai kombëtar shqiptar, përcjell INA.

Në këtë komunë këtyre ditëve po shënohet kjo ditë me aktivitete të ndryshme kulturore dhe letrare, koncerte dhe aktivitete në sfera të tjera, nën patronatin e kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski. Ai ka theksuar se kjo festë është e të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe se komuna është përkujdesur për program të pasur dhe të larmishëm me artistë të komuniteteve të ndryshme.

Kjo festë është tradicionale e komunës pasi që konsiston në 11 nëntorin e 1944 të çlirimit të qytetit nga fashistët dhe hyrjes së forcave nacional-çlirimtare.
Që nga zgjedhjet lokale në Kumanovë qeverisë kolicioni ASH-AAA bashkë me Dimitrievskin dhe VMRO-DPMNE-në, kurse ndryshimet pozitive po verehen menjëherë.