Vrangalla: Interes i vet BDI-së është që të shkojë në opozitë
Gazetari Agron Vrangalla në emisionin debatin në TV SHENJA, tha se ai beson që nesër qeveria duhet të bie. Ai tha se forcën që e mori VMRO-DPMNE ishte për shkak se ajo ka marrë një numër të konsiderueshëm të votave në zgjedhjet lokale, ndërsa LSDM pësoi një disfatë fatale në zgjedhjet lokale.
“Nesër mendoj se do të ndodhë rrëzimi i qeverisë, por kjo nuk është thelbi. Nuk ka lidhje nëse bie qeveria apo jo”, tha Vrangalla, duke shtuar se nuk pritet të ndodhin ndryshime esenciale.
Agron Vrangalla tha se BDI nëse do të shihte interesin e saj do të shihte se duhet të shkon në opozitë.
“Nëse një parti 15 vite ose 20 vite qëndron në pushtet, vetvetiu partia harxhohet, resurset e saj harxhohen, figurat e saj harxhohen. Mjafton të shihet kandidaturat që ka pasur kjo parti në zgjedhjet lokale. Që nga formimi i partisë janë të njëjtët”, u shpreh Vrangalla.
Ai tha se kryeministri Zoran Zaev erdhi me premtime të mëdha por të njëjtat nuk i realizoi.