Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka kritikuar përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (VLEN), të cilën sipaa tij shërbejnë si dekor në qeverinë e këtij shteti.
Taravaeu thekson se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, e ka si instrument politik koalicionin VLEN.
“Në Qeverinë e parë kishin 6 Ministra shqiptarë. Tashmë është vetëm një shqiptar. Mickoski me veprime thotë se shqiptarëve ua kam treguar vendin. Mickoski e ka instrument poltik VLEN-in, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri më shumë duken si dekor”, ka deklaruar Arben Taravari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Taravari i kujton edhe arsyet e largimit nga qeveria.
"
"

