Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut me intetes të veçantë kanë përcjellur zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, kur deputetja e AAK Time Kadrijaj ka gjuajtur me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Deri sa reagimet për këtë rast janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, kjo vërehet edhe në Maqedoni, transmeton portali Lideri.mk.

Sipas raportit të disa OJQ-ve që monitorojnë reagimet e qytetarëve në Facebook lidhur me zhvillime politike, reagimet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut lidhur me aktin e deputetes Kadrijaj janë diametralisht të ndara. Deri sa një pjesë e tyre përkrahin skajshmërisht atë, një pjesë edhe më e madhe vlerësojnë se sjellja ishte e pahijshme, veçanërisht vokabulari i përdorur nga një ish pjesëtare në institucionin më të lartë ligjëvënëa në Kosovë.

Nga këto OJQ theksojnë se reagimet e shqiptarëve të Maqedonisë në rrjetet sociale janë poashtu politikisht të ndara. Deri sa simpatizantët e partisë në pushtet VLEN janë kritikë ndaj deputetes Time Kadrijaj dhe gjuajtjes me vezë, ata të BDI-së opozitare përkrahij deputeten Kadrijaj, jo drejtpërdrejtë për gjestin e djeshëm, por duke postuar fotografi të saj nga koha e luftës, transmeton portali Lideri.mk.

" "

Këto reagime realisht reflektojnë raportet e mira që kanë udhëheqësit e VLEN-it me udhëheqësin e VV-së dhe udhëheqësit e BDI me udhëheqësinë e AAK.

Sipas këtyre OJQ-ve shumica r komentuesve në rrjetet sociale lidhur me këtë rast kanë reaguar me profile reale, kurse një pjesë e vogël edhe me profile të rrejshme. /Lideri

sqShqip