Maqedoni

Frçkoski: Mendoj se kjo politikë qeveritare duhet të vazhdojë

Profesori universitar Ljubomir Frçkoski, ka folur në lidhje me shumicën e re parlamentare dhe dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Në paraqitjen e tij për “TV24”, Frçkoski tha se nëse nuk votohet interpelanca ndaj Qeverisë, Zaevi do ta aktivizojë dorëheqjen dhe sipas tij, do të kemi qeveri me kryeministër të ri.

“Unë jam për këtë, që të vazhdojë kjo qeveri dhe asnjëherë nuk kam qenë për ndarje. Nëse bëhet qeveri e re nga opozita, ajo do të ketë qëndrime të reja dhe të ndryshme. Problemi është që nuk kanë program qeveritar. Kurse kjo qeveri, siç e shoh unë, ka bërë gjëra të vlefshme. Në politikën e jashtme e ka përfunduar çështjen më të rëndësishme”.

“Ka raportin të mirë nga Komisioni Evropian, që e kemi marrë ndonjëherë. Prandaj mendoj se kjo qeveri duhet të vazhdojë”, deklaroi në mes tjerash Frçkoski.