Kreu demokrat ka reaguar gjatë konferencës së shtypit edhe për shpalljen ‘non grata’ nga MB të gazetarit nga Maqedonia e Veriut, Valon Bele.

“Valon Belea është nga ata luftëtarë të lirisë, i cili nuk ka ndarë për idealet e lirisë, penën nga pushka. Është një gazetar i njohur, është gjithashtu një ish-luftëtar i UÇK-së”, tha kreu demokrat.

Berisha: Sot gjithashtu, dua të dënoj me forcën më të madhe, shpalljen non-grata të gazetarit të shquar nga Maqedonia e Veriut, Valon Bele.

Valon Bela është nga ata luftëtarë të lirisë, i cili nuk ka ndarë për idealet e lirisë, penën nga pushka. Është një gazetar i njohur, është gjithashtu një ish-luftëtar i UÇK-së.

" "

Valon Bele është një atdhetar i vërtetë, i cili ka denoncuar në shkrimet dhe statuset e tij, veprimtarinë tradhtare të Edi Ramës. Ka denoncuar Edi Ramën si argat të Vuçiçit, si një armik të egër të interesave shqiptarëve. Ai këtë veprimtari e ka patur publike. Dhe Edi Rama e bllokon.

I bllokon hyrjen, e shpall non-grata njëlloj si Aleksandër Vuçiç e ka shpallur për Serbinë. Edi Rama zbaton në këtë mënyrë një urdhër të turpshëm të padronit të tij.

Të shpallësh një gazetar non grata se ai nuk pajtohet me qëndrimet tua antikombëtare, bën një akt, atentat të rëndë kundër fjalës së lirë, kundër lirisë, mendimit dhe shprehjes së tij.

Është në turpin, në turpin e organizatave shqiptare të mbrojtjes së gazetarëve që nuk kanë ende asnjë prononcim. Në turpin e tyre tregon varësinë dhe kontrollin qeveritar.

Ai është një gazetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por dhe maqedonas po të ishte, i çdo kombësie po të ishte, t’i ndalosh hyrjen në Shqipëri pse kritikon kryeministrin, asnjë gazetar, asnjë shoqatë gazetarësh nuk mund dhe nuk duhet të pajtohet me këtë. Turp i madh.

Ju kujtohet ju këto shoqata kur unë sulmova me të drejtë, me bazë, me fakte, një pronar mediash, ato mu vërsulën sikur sulmova gazetarët. Ku janë tani? Pse s’ndihen?

U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve të ngrenë zërin e tyre kundër këtij akti antidemokratik, të dënueshëm, të kreut të narkoshtetit shqiptar.

Imagjinoni ju, puthadorë, puthadorë si Buxhala dhe Stanishiqi apo ai tjetri zbatojnë porositë e Vuçiçit në studiot shqiptare hapur, në mbrojtje të Edi Ramës dhe nuk thotë kush një fjalë.

Kurse Valoni, i cili lufton kundër dy diktatorëve autoritarë të Ballkanit, ai ndalohet për të hyrë në Shqipëri. Më thoni pak, ky është një akt i shëmtuar.

Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit, për faj, se paska thënë një fjalë që absolutisht nuk duhet ta thoshte. Por mendësia e tij nuk mund të jetë kurrë shkak për të ndaluar hyrjen në një vend ku vrasjet e grave janë më të shumta se në të gjithë Evropën të marra së bashku.

Ku vetë Edi Rama është i akuzuar në mënyrat më të ndryshme për keqtrajtime të grave.

Nuk pajtohem me fjalën e tij që gratë duhet të rrinë në shtëpi. Jo. Po kjo nuk mund të ndëshkojë atë që të mos hyjë në Shqipëri.

Përsa u përket organeve që po citojnë, kjo është Vlora Vuçiç, është Vlora Hyseni, e cila qëndis, shpif, manipulon dhe trillon çdo gjë që i thonë padronët e tyre, ajo është një agjente e përbashkët e Vuçiçit dhe e Ramës.

Çfarë mund të ketë një njeri i rrezikshëm qenkan pse quhen Ramoviç Rama.

E pështirë dhe një herë. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim, por dënoj dhe heshtjen e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri.

Që nuk u bën përshtypje se një koleg i tyre që shkruan kundër krimeve, shkruan për gjëmat dhe bëmat e kryeministrit të vendit, ndalohet për të hyrë në vendin e tyre. I implikon kjo heshtje. Faleminderit.

sqShqip