Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur persona të padëshiruar (“non grata”) dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, ish-politikanin dhe aktivistin Valon Bela, si dhe imamin Bekir Halimi.

Sipas raportimit të Top Channel, ndaj dy shtetasve është marrë vendim për ndalimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi autoritetet shqiptare disponojnë të dhëna për veprimtari që konsiderohen në dëm të shtetit shqiptar.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe është përcjellë për zbatim tek strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme lidhur me arsyet konkrete që kanë çuar në shpalljen e tyre si persona të padëshiruar./Zyrtare.net/

sqShqip