Prodhuesit bujqësorë të vazhdojnë me ujitje të rregullt, veçanërisht këto ditë, kur, sipas parashikimit, temperaturat do të arrijnë 40 gradë. Të ujitet vetëm në orët e natës dhe orët e hershme të mëngjesit, që të parandalohet tronditja te rrënja e bimëve dhe avullimi i madh, rekomandojnë agrometeorologët nga DPHM.

Siç theksojnë ata, moti i nxehtë rrit transpirimin dhe avullimin, gjë që çon në konsum më të madh të ujit.

“Bimët humbasin më shumë ujë nëpërmjet transpirimit sesa sistemi i tyre rrënjor mund të thithë nga toka. Kjo mund të shkaktojë çrregullim të ekuilibrit të ujit në bimë – shfaqjen e deficitit të ujit dhe thatësirës. Prandaj, ujitja e rregullt e të mbjellave është e nevojshme, ekskluzivisht natën ose herët në mëngjes, për të parandaluar tronditjen e rrënjëve dhe avullimin e tepërt, shpjegojnë agrometeorologët.

Sipas tyre, shumica e kulturave janë në fazën e rritjes intensive dhe në fazën e korrjes.

" "

“Gruri është korrur tashmë ose është duke u korrur. Pas korrjes, drithi thahet nëse është e nevojshme deri në 14 për qind lagështi, dhe më pas ruhet në depo ose silose, dhe kashta pas korrjes balohet dhe ruhet në hambare deri në përdorimin e saj. Misri që është në rritje intensive duhet të ujitet, megjithëse konsiderohet rezistent ndaj thatësirës. Nevojat më të mëdha për ujitje janë në fazën e spastrimit derisa të derdhet drithi. Çdo stres i nxehtësisë dhe mungesë lagështie gjatë kësaj periudhe mund ta zvogëlojë në mënyrë drastike rendimentin përfundimtar”, theksojnë agrometeorologët nga DPHM.

sqShqip