Sipas pretendimeve të publikuara në rrjet, flitet për një përplasje mes Grida Dumës dhe drejtueses së Top Channel, Lori Hoxhës, çka ka shtuar zërat se moderatorja mund të largohet nga televizioni.
Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Grida Duma, Lori Hoxha apo Top Channel lidhur me këto pretendime. Për rrjedhojë, informacionet që po qarkullojnë mbeten në nivel aludimesh dhe nuk janë konfirmuar nga palët e përfshira.
Nëse do të ketë një zhvillim konkret, pritet që ai të bëhet i ditur përmes një njoftimi zyrtar në ditët në vijim. Kujtojmë se jo rrallë herë lajme të tilla lansohen edhe për të sjellë publicitet shtesë në favor të mderator(ë)eve, mediave dhe emisioneve të tyre.

