Deputeti Hysni Ismaili: Nuk e kam tërhequr nënshkrimin, qëndroj pas kryetarit Afrim Gashi dhe Alternativës
Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili ka reaguar në lidhje me disa shkrime në media se ai e ka tërhequr nënshkrimin e tij për formimin e shumicës së re parlamentare, e cila ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI. Ai ka thënë se qëndron fuqishëm pas kryetarit, Afrim Gashi dhe subjektit politik që i takon, Alternativës.
Në vijim lexojeni postimin e plotë të deputetit Hysni Ismaili:
“E jap këtë prononcim në lidhje me thashethemet që dolën dje nëpër media të ndryshme në lidhje me përcaktimin tim rreth nënshkrimit për shumicën e re parlamentare.
Nënshkrimi im qëndron aty derisa ta konfirmojnë ose ta tërheqin organet e partisë, duke nisur prej degës sime, deri te Kryetari, Kryesia Qendrore e Kuvendi Qendror, si organi më i larte i partisë sime “Alternativa”. Këtë vendim e kam marrë si detyrim politik, moral, njerëzor dhe demokratik ndaj votuesve dhe miqve të mi.”