Në një intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk nga Shkupi, Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur oka, shprehet i bindu në suksesin e protestave në Shqipëri. Ai thotë se ‘Gjenerata Z’ nuk do të reshtë deri në rrëzimin e ‘narko regjimit’, prandaj thekson se kjo është arsyeja pse Partia Demokratike mbështet protestat. Në këtë intervistë, Noka flet edhe për raportet e afërta që PD ka me shqiptarët jashtë kufijve, duke nënvizuar se PD punon për bashkimin e shqiptarëve jashtë kufijve, për dallim prej Ramës, i cili sipas okës, ‘i mshon telit të përçarjes’ së faktorit politik shqiptar si në Kosovë, poashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës.
Intervista e plotë në vijim:
Lideri:Zotëri Noka ju jeni sekretari pergjithshem i PD. Si e shikoni rolin e forcës suaj politike në opozitë dhe kryesisht në këtë periudhe zhvillimesh te vrullshme politike ne Shqipëri?
Flamur Noka : Mund tju them që PD në këto 13 vite ka qëndruar dhe ka zhvilluar betejat më të fuqishme dhe me të qenësishme në mbrojtje të demokracisë, të pluralizmit në Shqipëri. Ajo ka qenë barrierë e pakapërcyeshme i interesit kombetar ne teresi dhe interesit publik ne aspektin e politikave të brendshme. Ne kaluam peripecitë më të paimagjinueshme që mund t’i ketë kaluar një forcë politike. U përballëm me investimin e Soros dhe Ramës për të na asgjësuar. Vendosja e sanksioneve nga kukulla e Soros, Antony Blinken ndaj Prof Dr Sali Berishës ishte goditje e paimagjinueshme për PD. Marrja peng nga famëkeqja kamikaze e Soros, Juri Kim dhe Edi Rama të Lulzim Bashës ishte tentativë e hapur për likudimin e PD. Burgosja politike pa asnjë prove e asnnjë fakt prej një viti e liderit tonë ishte një tjetër tentativë asgjësimi për PD. Dhe demokratët, si asnjë forcë më parë treguan se janë qëndrestarë dhe patriotë te paepur. Ata qëndruan, ata për asnjë moment su dorëzuan e ata luftuan, dhe fituan të gjitha këto beteja. Dhe paralelisht këtyre sulmeve ndaj saj, PD me gjithëse ishte futur në kete spirale gjente forcë në çdo moment që të mbronte çdo kauzë publike dhe të bënte beteja të pareshtura për to. Lufta kundër kanabizimit, kundër kthimit të Shqipërisë në Narkoshtet, kundër krimit dhe karteleve dhe kunder korrupsionit ka qenë e pareshtur. Dhe roli ynë, betejat tona, presioni ynë, ka frenuar shumë orekset kriminalo korruptive dhe antishqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Po të imagjinoni për një moment realizimin e skenarit të Soros për një PD të asgjësuar dhe një opozitë në prehrin e Ramës, Shqipëria sot do ishte në Ballkanin e Hapur të Ramës dhe Vuçiç çka do ishte goditje vdekjeprurëse për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Maqedoni të Veriut, Luginë dhe Mal të Zi. Shqipëria do ishte sot tokë e djegur për shqiptarët, sepse do ju përkiste tërësisht karteleve të drogës dhe kusarëve të pushtetit. Shpresë ndër shqiptarët s’do kishte. Nëse sot themi që ka një shpopullim të madh të Shqiperise ai do ishte tërësor, sikur mos ishtë PD dhe opozita në luftë të përhershme në mbrojtje të interesave të qytetarëve… Beteja e PD në këto vite ka frenuar orekset e çmendura e antiahqiptare të Regjimit dhe ka mbrojtur vendin nga kapitullim tërësor që ishte planikfikuar .Ky ka aene dhe do te jete misioni yne i pandalshem deri ne crrenjosjen e kesaj te keqe qe ka kapluar vendin tone ne keto 13 vjet. Protestat tona , në Parlament, në rrugë, në sheshe, si perballje me të keqen kanë frenuar regjimin si dhe kanë mbjellë optimizëm se ky vend mund tja dalë në betejën me të keqen.
Lideri: Si do ta përshkruanit ambientin aktual politik në Shqipëri për lexuesit në Maqedoninë e Veriut, sepse bëhet fjalë për një ambient të trazuar politik muajt e fundit?
Flamur Noka: Po është e vërtetë, ka një situatë që në dukje të jashtme mund të duket trazim, por në aspektin tonë të brendshëm konsiderohet një zgjim shoqëror reagim shoqëror kundër padrejtesise, kunder një qeverie e cila në 14 vite ka mbjellur vetëm krim e korrupsion, varfëri e shpopullim.
Atëherë kur Rama mendonte se e kishte vënë përfundi këtë shoqëri, u zgjua instinkti i reagimit dhe revoltës ndër shqiptare. Ky është një reagim ndaj abuzimeve dhe ndaj tendencës për nënshtrim që Edi Rama dhe qeveria e tij ka ushtruar ndër vite ndaj shqiptareve. Ky eshte ogur i mirë që për herë të parë ka një protestë jo partiake por thjesht qytetare e cila po zgjat gati dy muaj dhe ka një konsekuencë për t’u admiruar. Ajo që vlen për të theksuar është se të rinjtë dhe të rejat e generates Z e organizojnë dhe e drejtojnë këtë protestë. Tregues mjaft shpresëdhenes që gjenerata Z nuk e pranon nënshtrimin dhe përuljen para së keqes dhe se ajo reagon ndaj çdo forme abuzizmi dhe padrejtësie.
Kjo protestë është shprese sepse tregon që Gjenerata Z, domethënë rinia nuk e pranon dhunën, nuk e pranon intolerancën, nuk e pranon korrupsionin që ka mbërthyer çdo qelizë të shtetit , refuzon qeverisjen nga kartelet e drogës që ka instaluar Edi Rama. Në këtë aspekt, Partia Demokratike dhe opozita eshte sidarizuar dhe i ka mbështetur protestat. Protestuesit kanë kapur dhe po ngrejnë çdo kauzë që PD ka mbrojtur në këto 13 vite opozitë. Protesta bazohet mbi nje revoltë fortë qytetare ndaj një pushteti arrogant e ndaj nje autokracie dhe kërkon një zgjidhje politike. Të rinjtë dhe të rejat reagojnë sepse kanë parë me sytë e tyre dhe kanë përjetuar në kurriz të tyre dhe familjeve te tyre dhe te shoqërise shqiptare në pergjithesi një pushtet që bashkëjeton dhe qeveris me krimin, korrupsionin, që mbjell varfëri dhe shpopullim. Ndaj kjo protestë, e ka dhe do ta ketë
përkrahjen e PD-së… Pra siç e theksova dhe më sipër janë çështje të cilat ne i kemi ngritur, kauza për të cilat ne kemi luftuar dhe tashmë i ka kapur edhe protesta dhe kjo na bën që ne të jemi dyfish në mbështetje të protestave. Ne jemi që çdo protestë që kërkon ndryshimin e situatës duhet mbështetur. Jemi të bindur që do të arrihet sukses. Për fat, do të përsëris, kjo protestë ka mbështetjen e të gjitha forcave opozitare.
Por ne jemi treguar të kujdesshëm, nuk është protestë e jona dhe ne kontribuojme, e mbeshtesim pa tentuar asnje moment të marim parinë e saj, ose drejtimin e protestës.
Lideri: A mund të pritet që me kalimin e kohës kjo mbështetje të bëhet edhe më konkrete, apo do të vazhdoni në këtë mënyrë?
Flamur Noka: Ne jemi të hapur që të ofrojmë çfar mbështetje kërkon protesta, por e theksoj kurrë pa i marë paritetin protestës. Pse?
Sepse nuk është e jona. Ne kemi zhvilluar protestat tona që nga dhjetori deri në maj të cilat i kanë dhënë një goditje shumë të madhe Edi Ramës dhe qeverisë. Goditja që po i japin të rinjtë dhe të rejat e gjenerates Z prej gati dy muajësh në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është një goditje vdekjeprurëse në aspektin politik për Ramen dhe qeverinë. E shikoni si reagon autokrati Rama. Nervoz, arrogant, fyes, talles e perbuzes. Madje dhe kercenues. E ndjen se nuk do ja dal ..Nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori që një pushtet të mbahet me dhunë.Pushtetet demokratike burojne nga qytetaret dhe largohen kur reagojne qytetaret. Rama mendon e sillet si autokrat. Po sillet si kreu i nje regjimi e jo i nje qeverie demokratike. Siç e shihni, është në një moment shumë të vështirë-ka filluar të ushtrojë dhunë dhe po shpreson se me dhunë do të mbijetojë. Nuk ka mbijetuar asnjë pushtet në demokraci me dhunë. Edhe diktaturat kanë pasur limitet e veta të dhunës dhe përsëri dorëzoheshin dhe rrëzoheshin. Kështu që, fakti që Rama po përpiqet të ushtrojë dhunë shtetërore dhe terror, tregon që e ndien frikën dhe tregon
është duke e parandier fundin.
Lideri: Protestat, siç thatë, po zgjasin gati dy muaj. A mund të parashihet tashmë ndonjë epilog i saj? Ju përdorët shprehjen se protesta po i jep ‘goditje vdekjeprurëse’ qeverisë që do të thotë se jeni të bindur në rrëzimin e saj?
Flamur Noka: Të rinjtë dhe të rejat e generates Z që po protetojnë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë treguar se nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Kjo është shumë domethënëse. Ata kanë treguar se pavarësisht kohëzgjatjes, pavarësisht vapës përvëluese, pavarësisht sezonit të verës, ata do të vazhdojnë dhe nuk rreshtin. Janë për tu admiruar. Nuk dorëzohen perballë Narkoregjimit të vetëm të Europës. Do ta detyrojnë të dorëzohet. Edhe ne si opozitë do të vazhdojmë dhe nuk rreshtim së mbështeturi ata deri në arritjen e ketij qëllimi, Efekti i protestës ka ndikuar në një zgjim popullor. Tashmë çdo shqiptar po të takosh, nga jugu në veri, ka një moto: Largimin e të keqes dhe me të keqen simbolizohet Edi Rama dhe Regjimi e tij. Për fat të keq e ka shëndrruar edhe Partinë Socialsite thjesht në një ushtri numrash. Ne e shohim edhe në Parlament. Aty deputetët e PS-së janë shndërruar në kartona. Ai njeh vetem nenshtrim dhe jo respekt te dinjiteti apo integritetit. te deputeteve apo qofte dhe ministrave. Ushtri kukulladh i ka shnderruar. Tipike per nje regjim. Një Narkoregjim. Institucionet e PS-së nuk i mbledh kurrë. Pra ai thotë unë jam Zoti, jam gjithçka. Edi Rama deri sa u ngrit generata Z ka qenë, ne delir. Edhe per shkak të mbështetjes nderkombetare qe i jepte babai i tij shpirteror dhe ideologjik Xhorxh Soros. Edi Rama ka qenë në një delir të tillë sa dhe u thoshte socialistëve se ai ishte shpëtimtari dhe se ishte Zoti i tyre. Vini re ai ne PS nuk lejon asnjë institucion që të mblidhet dhe funksionoje, dhe nuk funksionon asnjë institucion në PS. Të gjitha i ka autorkati, i din ai, i mendon ai, vendos ai kreu i Narcos. Pra ekziston një autokraci e frikshme, një arrogancë e egër edhe brenda përbrenda PS-së. E përsëris, shikojmë ne grupin parlamentar, i ka shndërruar të gjithë në eunukë, të gjithë në kartona. Ua ndalon të drejtën që të mendojnë dhe të gjykojnë, për zhvillimet, për demokracinë… ua ka ndaluar. A nuk ndodh kwshtu nw regjime? Kjo është një gjendje shumë e rëndë, daj kjo është një emergjencë që edhe Shqipëria të shpëtojë nga ky autokrat.
Lideri: Protesta deri tani ka qenë e qetë, pavarësisht disa përplasjeve dhe incidenteve. A mendoni se do të vazhdon kështu, apo ekziston edhe rrezik për ndonjë eskalim?
Flamur Noka: Të rinjtë dhe të rejat e gjeneratës Z, që e drejtojnë protestën kanë treguar një maturi dhe një durim të tejskajshëm për tu admiruar.
Ne besojme se në këtë formë ata do të kenë sukses. Dhunën e kërkon Edi Rama për të justifikuar pastaj dhunën e tij pastaj dhe për të ndërprerë protesten qe i eshte shnderruar ne makth. Më vjen shumë mire që ata e kanë kuptuar që në krye të herës këtë gjë dhe janë duke vazhduar në mënyrën më të mirë të mundshme reagimin e tyre,duke përcjellë zërin e tyre, revoltën e shqiptarëve dhe duke e gërryer dita ditës pushtetin kriminalo-korruptiv të Narkoregjimit te Edi Ramës. Për ne është forma më e mirë që e kanë zgjedhur dhe jemi të bindur që ata do të vazhdojnë dhe nuk do të dorëzohen dhe më kryesorja që do të kenë sukses.
Lideri: Si e vlerësoni situatën politike në Maqedoninë e Veriut me theks tek spektri politik shqiptar dhe cili është bashkëpunimi që ka PD me subjektet politike në Maqedoni?
Flamur Noka: Ne si Parti Demokratike, me shqiptarët qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi ose në Luginë, kemi ndjekur gjithmonë një parim: i mbështesim sepse jemi vendi ame dhe e kemi detyre ti mbeshtesim dhe perkujdesemi por duke ruajtur fort parimin e mosperzierjes kurrë
në punët e brendshme të faktorit shqiptar, sepse shqiptarët kanë përfaqësuesit e tyre që përfaqësojnë vullnetin dhe zërin e tyre. Ne si PD pershëndesim çdo herë fuqizimin e faktorit shqiptar edhe në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga Edi Rama, ne nuk fusim stërkëmbëza mes forcave politike në Maqedoni të Veriut. Edi Rama i ka mshuar shumë përçarjes së faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovë, Luginë, Mal të Zi e kudo. Ju kujtoj këtë marrëdhëniet me Vuçiqin dhe armiqësinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që është e pa precedentë në historine shqiptare. Ju kujtoj se të njëjtën gjë e ka bë
pak a shumë, është përzier thellë edhe në Maqedoni të Veriut. Kjo është e dënueshme. Eshte antikombëtare. Shteti amë ka detyrë të mbështesë dhe të suportojë vëllezërit e vetë matanë kufijve, por jo të ‘fusë shkopinj në rrotë’ atyre. Kështu që ne i mbështesim shqiptarët. Por, sigurisht që ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe ne kemi marrëdhenie shumë të mira me partinë në pushtet, VMRO-DPMNE dhe me VLEN-in, si dy partnerë të forcës tonë politike. I kemi aleate. Parti simotra dhe i mbështesim. Urojmë që të kenë sa më shumë sukses në qeverisje. VLEN-it i urojmë qe të përfaqësojë në mënyren sa më dinjitoze faktorin shqiptar atje dhe të punojë për ta. Por e përsëris, gjithmonë e ruajmë parimim që të mos përzihemi në punët e brendshme. Ky është një nga parimet që ka udhëhequr PD-në që nga themelimi deri më sot.. Për ne është shumë e rëndësishme që faktori shqiptar të jetë sa me i fuqishem aty. Muundesisht qe i gjithe faktori shqiptar ne Maqedoni te Veriut te jete i bashkuar, të unifikohet, për të rritur peshën e tij në politikën e Maqedonisë se Veriut, për të rritur ndikimin e tij ë vendim marrje dhe sigurisht për të kontribuar për shqiptarët atje, për t’i zhvilluar, prosperuar dhe për të rritur peshën e tyre në qeverisje. Pra në të mirën e gjithçkaje, do të ishte bashkimi faktorit shqiptar. Kjo do i lehtësonte shtetit amë dhe rolin e tij në rajon.

