Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka nisur zbatimin e ndryshimeve graduale në institucionin që drejton, duke vendosur një theks të veçantë në përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin institucional.

Një nga hapat e parë të ndërmarrë është ndryshimi i faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në Facebook, ku tashmë emërtimi i institucionit është shfaqur edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim vlerësohet si një sinjal për forcimin e përdorimit të barabartë të gjuhëve në institucionet shtetërore.

Ndryshimi vjen në kuadër të angazhimeve të ministrit Shasivari për ta bërë Ministrinë e Drejtësisë më gjithëpërfshirëse dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët, duke respektuar dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Ky është vetëm një nga hapat e parë të paralajmëruar nga ministri, ndërsa pritet që në periudhën në vijim të ndërmerren edhe ndryshime të tjera në funksion të modernizimit dhe përmirësimit të punës së Ministrisë së Drejtësisë.

" "
sqShqip