Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer nga zyrtarët e Njësisë për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
“Personi S.B. (23) është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

