“Unë vazhdoj me qenë këtu 🙂. Duke u mundu me i bindë të gjithë se një ditë edhe Albini ka me përfundu si Shpendi. Ka me dhanë përgjegjësi për rrymën, për Martinin, për Shpendin, për Mimozën, për çdo gj” ‘ shkruan mes tjerash analisti Berat Buzhala.

Ja postimi i plotë:
Para nja dhjetë vjetësh, militanti i LVV-së të mytke për Shpend Ahmetin. Në sytë e tyne, Shpendi ka qenë njeriu dhe politikani ideal. I Prishtinës. I ri. I shkollum jashtë. Që në punë shkon me autobus urban. Që i jep krah Prishtinës.

E kam pasë njëherë një debat në T7 me Shpendin, segmente të të cilit edhe më tutje i përdorin dhe i shpërndajnë nëpër rrjete sociale.

Ka pasë ardhë Shpendi në studio i përgatitun me një arsenal rrenash, që kurrë nuk e kam kuptu, as sot, pse e ka pasë bo.

" "

“Të ka kërcënu Ramushi. M’ka thanë Buja. E ke bo shpinë pa leje. Ku i ki marrë paret? Me kënd ke bo biznes?”

Kur e kryem emisionin, përplot shpifje, Shpendi shkoi në Bamboo. E pritshin tifozët dhe mbështetësit e LVV-së dhe shokët e tij të FER-it me festu. Sepse e kishte fitu debatin.

Vështirë e keni me besu, por më erdhi keq për gjendjen e tij në gjykatë. Krejtësisht i vetmuar në bankën e zezë. Meqë nuk e ka pushtetin e madh që e kishte, tash krejt ia kanë kthy shpinën. Edhe shokët, madje.

Kurse unë vazhdoj me qenë këtu 🙂. Duke u mundu me i bindë të gjithë se një ditë edhe Albini ka me përfundu si Shpendi. Ka me dhanë përgjegjësi për rrymën, për Martinin, për Shpendin, për Mimozën, për çdo gjë.

Të vetmen përgjegjësi që nuk ka me dhanë është për kohën e humbur. Ajo nuk kthehet. Këtë kohë na e ka vjedhë dhe po vazhdon me na e vjedhë.

Vazhdimisht duke gjetur arsyetime. Vazhdimisht dikush e ka tradhtuar dhe dikush e ka mashtruar.

P.S.

Përndryshe, i dashtun Shpend, na krejt jemi njerëz. Krejt gabojmë. Krejt bëjmë veprime që, sikur t’i kishim mendu më mirë, nuk do t’i kishim bo.

Prandaj, unë nuk të gjykoj shumë as për ato lekë që i paske pasë në bankë, të padeklarume. Garant je pendu për mënyrën qysh i ke menaxhu.

Mirëpo, mos e mundo veten shumë. Nuk ka njeri që nuk bën gabime, posaçërisht nëse punon.

sqShqip