Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në prag të natës finale të edicionit të 8-të të Folk Fest, mirëpriti sot organizatorët dhe përfaqësuesit e ansambleve pjesëmarrëse nga Meksika, Paraguai, Porto Riko, Gjeorgjia, Lituania, Bullgaria, Turqia, Rumania, Polonia, Estonia, Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, njoftuan nga Komuna.
Gjatë takimit, delegacionet prezantuan traditat dhe kulturat e vendeve që përfaqësojnë, ndërsa u diskutua për rëndësinë e festivaleve ndërkombëtare në afrimin e kulturave, promovimin e folklorit dhe krijimin e miqësive mes popujve.
“Çairi dhe Shkupi kanë qenë gjithmonë vende ku takohen kultura dhe tradita të ndryshme. Ju falënderoj që përmes artit, muzikës dhe folklorit tuaj pasuroni jetën kulturore të qytetit tonë dhe ndërtoni ura miqësie mes njerëzve nga vende të ndryshme të botës,” deklaroi Mexhiti dhe u uroi mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në natën finale të edicionit të 8-të të Folk Fest.

