Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Tetovës, Prof. Bilall Kasami, dhe kandidatët për këshilltarë, Albi Qamili, bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, prezantuan sot platformën 4-vjeçare të zhvillimit “Një Zë për Tetovën”.

Programi i ri synon realizimin e projekteve të prekshme për qytetarët, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të qytetit. “Do të punojmë me përkushtim dhe pa u ndalur, që projektet e parapara në këtë platformë të bëhen realitet për çdo qytetar të Tetovës. Ne flasim me një zë, sepse e duam Tetovën, i duam qytetarët tanë dhe punojmë për të mirën e tyre”, deklaroi Albi Qamili.

Programi “Një Zë për Tetovën” paraqet një vizion të qartë për Kapitullin e Dytë të zhvillimit të qytetit, duke synuar përmirësimin e shërbimeve publike, rritjen e mundësive ekonomike dhe krijimin e një ambienti më të mirë për jetesën e qytetarëve.

Ky hap vjen në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku Albi Qamili dhe Prof. Bilall Kasami synojnë të forcojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe të sjellin ndryshime konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve të Tetovës.

sqShqip