Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka kërkuar falje publike qytetarëve të Gostivarit, duke deklaruar se në të kaluarën u është besuar drejtimi i qytetit njerëzve të gabuar.
Në reagimin e Lidhjes Shqiptare thuhet se Sela u kërkon ndjesë qytetarëve për këtë vendim, duke vlerësuar se ata që morën besimin e qytetarëve, për interesa personale dhe për përfitime politike, e sollën qytetin në situatën aktuale.
“Ziadin Sela shfrytëzon rastin t’u kërkojë ndjesë qytetarëve të Gostivarit që në të kaluarën ua besoi fatin e Gostivarit njerëzve të gabuar, të cilët për karrierë dhe për rejting politik janë të gatshëm të bëjnë atë që i bënë një qyteti të tërë,” thuhet në deklaratën e Lidhjes Shqiptare.
Deklarata e Selës vjen në kohën kur Gostivari po përballet me krizën e ujit të pijshëm, ndërsa për këtë çështje janë duke u zhvilluar hetime dhe është shpallur gjendje krize nga Qeveria.

