Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, dhe kryetarin e Këshillit Komunal, Lavdim Farizi, kanë ndjekur nga afër procesin e korrjes së grurit në fushat e komunës së Tearcës.
Gjatë vizitës në terren, ata panë nga afër punën e fermerëve dhe procesin e grumbullimit të të korrave të këtij sezoni.
Kryetari Memishi theksoi se korrja e grurit është rezultat i punës, përkushtimit dhe mundit të madh të bujqve, të cilët çdo vit kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe në sigurimin e prodhimit vendor.
Ai uroi që ky sezon të jetë sa më i mbarë për fermerët, me rendimente të larta dhe të ardhura më të mira, duke theksuar se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të jetë pranë bujqve dhe të mbështesë zhvillimin e këtij sektori.
Partitë ja hedhin fajin njëra tjetrës
“Do të vazhdojmë të angazhohemi për krijimin e kushteve sa më të favorshme për bujqësinë dhe përkrahjen e fermerëve tanë”, u shpreh Memishi.

