Lorisa Katra, infermiere shqiptare që punon në Itali, është bërë simbol i përkushtimit dhe profesionalizmit pas dy ndërhyrjeve shpëtuese në vetëm pak ditë.

Fillimisht, ajo i erdhi në ndihmë një 60-vjeçari që pësoi arrest kardiak në një tramvaj në Firence, duke kryer menjëherë ndihmën e parë dhe duke qëndruar pranë tij deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.

Vetëm pak ditë më vonë, gjatë një fluturimi Londër–Pisa, Lorisa u përball sërish me një situatë kritike. Një pasagjer pati probleme të rënda shëndetësore dhe ajo ndërhyri pa hezitim, duke e stabilizuar deri në uljen e avionit.

Me qetësinë, dijen dhe zemrën e një profesionisteje të vërtetë, Lorisa tregoi se heronjtë nuk mbajnë gjithmonë uniforma të veçanta — ndonjëherë janë njerëz të zakonshëm që zgjedhin të ndihmojnë kur dikush ka më shumë nevojë. 👏❤️

" "

🇦🇱 Respekt për Lorisa Katrën, një shqiptare që na bën krenarë kudo që ndodhet.

sqShqip