Shtetasi i Kosovës me inicialet R.E. (24) është arrestuar të martën mbrëma pasi u largua nga kontrolli doganor në pikën kufitare Bllacë me automjetin e tij BMW me targa të Kosovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit doganor të automjetit, R.E. e ndezi veturën, e shtyu dhe e tërhoqi për disa metra një zyrtar doganor, pas së cilës u arratis në drejtim të Shkupit. Pas masave të ndërmarra nga Njësia e Policisë Intervenuese, automjeti u ndalua në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ndërsa i dyshuari u privua nga liria.

“Gjatë kontrollit në terren është gjetur një qese me marihuanë, ndërsa në automjet është gjetur një thikë xhepi. R.E. ka deklaruar gjithashtu se gjatë arratisjes kishte hedhur një qese në të cilën ndodheshin dy pistoleta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

sqShqip