SPB Shkup po heton një rast të sulmit fizik të raportuar në fshatin Vollkovë.

Sipas kallëzimit, më 14 korrik 2026, në ora 23:40, D.V. (31) nga rajoni i Shkupit ka raportuar se rreth orës 17:50, në fshatin Vollkovë, është sulmuar fizikisht nga I.S. (30) nga Shkupi.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, organet kompetente do të ndërmarrin procedurat dhe do të paraqesin kallëzimin përkatës.

sqShqip