Kreu I Ekzekutivit shqiptar EdiRama edhe njëherë nuk ka lënë rastin pa I habitë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijëve të Shqipërisë. Ai hodhi poshtë poshtë skenarin dhe arbitraritetin bullgar.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se vendi i tij nuk do të ngrejë çështje që mund të prishin harmoninë evropiane. Ai gjithashtu përsëriti se Tirana nuk do ta bllokojë Maqedoninë e Veiut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, përcjellë ‘plusinfo’ deklaratën e Ramës.
Rama, deklaroi se pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Shqipëria nuk do të ndjekë shembullin e Bullgarisë, dhe nuk do t’u lëshojë pasaporta shqiptare, shqiptarëve etnikë që jetojnë në Maqedoni.
Ne nuk jemi një vend që mund të bëjë çfarë të dojë dhe si të dojë, kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me harmoninë e brendshme të familjes evropiane – ka thënë kryeministri Rama, përcjellë ‘plusinfo.mk’.
Ai theksoi se bullgarët e bënë këtë, vetëm pasi u bënë anëtar të BE-së, “sepse pasaporta e tyre është bërë shumë e fuqishme”.
Rama deklaroi më parë se Shqipëria nuk do të vërë veton ndaj Maqedonisë, nëse ajo bëhet anëtare e BE-së.

