MPB njofton se më 12.07.2026 rreth orës 23:00 në Shkup, në territorin e Stacionit Policor Bit Pazar, oficerë policie të SPV Shkup e privuan nga liria B.D. (31) nga Shkupi, sepse, sipas raportit, ai e kishte goditur me thikë babanë e tij E.L. (52) nga Shkupi.

Sipas raportit, më 12.07.2026 rreth orës 22:35 në shtëpinë familjare, E.L., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, e sulmoi fizikisht gruan e tij 54-vjeçare (nëna e B.D.), pas së cilës B.D. e goditi me thikë babanë e tij. Pas marrjes së masave, oficerët e policisë e privuan B.D. nga liria, dhe gruaja 54-vjeçare u transferua në spitalin “Shën Naum Ohridski” për trajtim.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i E.L. është dorëzuar për autopsi dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një raport përkatës.

sqShqip