Taravari kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Filipçe dhe Hasani
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili njëkohësisht ka qenë edhe Ministër i Shëndetësisë, nëpërmes një statusi në “Facebook” i ka dërguar mesazh zv. Minisrrit Hasani po edhe ministrit Filipçe, njofton News33.
Taravari ka thënë se Hasani dhe Filipçe duhet japin dorëheqje sepse populli nuk i paguan si analist, por sipas Taravarit për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Z.Ilir Hasani, ju bashkë me ministrin Filipçe duhej të jepni dorëheqje, dhe mos bëni analistin se nuk ju paguan populli për analist! Ju paguan për të ruajtur shëndetin publik, e ju po i vdisni çdo ditë, prandaj dorëhiqu që mos të vijë puna deri tek dorëzohu. Qeveria juaj, ta kuptojë se s’po bën asgjë për shëndetin e qyetarëve. Qyetarët e këtij vendi po ikin në Sërbi sepse Qeveria juaj nuk po siguron vaksinën, dhe shteti ynë vazhdon të ngelet i pari në rajon me vdekshmëri nga kovidi, dhe shteti i fundit që nuk e ka siguruar vaksinën. Valën e pandemisë e ka shkaktuar mungesa e vaksinës dhe sitemi juaj shëndetësor. Vendet e tjera të Rajonit tani kanë mbaruar edhe me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa ju as që keni filluar. Ju bashke me ministrin duhet të jepni dorëheqje si e thamë, e jo t’i gjykoni qytetarët pse po vdesin nga virusi!