Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga kandidati i PDSH-së në Strugë, Samir Murtezoski
Kandidati për Komunën e Strugës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Idri Seferi, ka marrur mbështetje edhe nga kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, Samir Murtezoski, transmeton TetovaSot.
“Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski.
Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.
Faleminderit për mbështetjen !
#koalicioni #përStrugën #Strugajeti #Rretho6,” thuhet në njoftimin e Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.