Në tubimin e fundit të BDI-së në Shuto Orizarë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, qytetarët nuk dëgjuan as vizion, as program, e as ide për të ardhmen. Në vend të tyre, dëgjuan fyerje, etiketime dhe gjuhë denigruese nga kryetari i degës së BDI-së në Shuto Orizarë, Iljaz Leskovica, drejtuar kundërshtarëve politikë, thuhet në Reagimin e Degës së VLEN-it në Shuto Orizarë.
“Për këtë arsye, i drejtojmë publikisht një pyetje z. Ahmeti:
A është kjo reforma që po ua premtoni qytetarëve? Nëse po, atëherë reforma e BDI-së nuk është reformë e mendësisë politike, por vetëm vazhdim i kulturës së vjetër të ofendimeve, arrogancës dhe përbuzjes ndaj kujtdo që nuk mendon si ata”, pyet VLEN.
Nga partia shqiptare ne pusgtet vlerësojnë se një parti, si BDI që pretendon se po reformohet duhet ta dëshmojë këtë me gjuhë, me sjellje dhe me kulturë demokratike, e jo duke toleruar apo inkurajuar fyerjet nga drejtuesit e saj.
“Nëse BDI nuk distancohet nga kjo gjuhë, atëherë bëhet e qartë se ofendimi është pjesë e mënyrës së tyre të të bërit politikë dhe se e ashtuquajtura “reformë” nuk është gjë tjetër veçse një slogan pa përmbajtje.
VLEN nuk do t’i përgjigjet gjuhës së urrejtjes me të njëjtën monedhë. Ne do të vazhdojmë të flasim me argumente, me respekt për qytetarët dhe me vizion për ndryshim, sepse politika nuk fitohet me fyerje, por me besimin e qytetarëve”, theksojnë nga VLEN, duke shpërndarë edhe këtë link me fjalimin e Iljaz Leskovicës: https://www.facebook.com/share/v/1D9fhZCEGJ/

