Sonte, në Strugën e traditës, qëndresës dhe kontributit kombëtar, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku në një atmosferë uniteti, përgjegjësie dhe entuziazmi u zgjodhën organet dhe strukturat e reja drejtuese të degës, njoftoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Struga ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e fuqishme të rrugëtimit tonë politik. Më gëzon fakti që sonte pashë një organizatë të bashkuar, një anëtarësi të vendosur dhe një energji që dëshmon qartë se BDI është më e konsoliduar, më e organizuar dhe më e gatshme se kurrë për përballjet që kemi përpara.

Të zgjedhurve në strukturat e reja drejtuese u uroj punë të mbarë dhe shumë suksese. Me respekt për çdo aktivist, me besim te njëri-tjetri dhe me përkushtim ndaj kauzës sonë të përbashkët, vazhdojmë përpara. Sepse kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm!”, theksoi Ahmeti.

sqShqip