Veprimtaria e tij filozofike, patriotike dhe kombëtare e Ukshin Hotit, morën një kthesë të lartë, jo vetëm historike por edhe artistike. Shfaqja bën të reflektoj dhe të përjetoj emocione të thella. Të reflekoj në kuptimin se si ka mundur një
qenie njerëzore të kapërcejë kufinj qenësor dhe të kalojë dimensione kohore?!

Ndërmjet Stanisllavskit dhe Brehtit

Nëse ndonjë spektator hyn në shfaqje, ai do të përballet me dy tipologji, atë të kërkesës apo parakushtit që aktori duhet të merret më shumë me psikologjinë që bartë personazhi që ai luan, dhe njëkohësisht të njësohet me të, pra të një kërkesë të tillë aktori Ylber Murtezi e ka përmbushur me përpikmëri. Ylber Murtezi, aktori që mishëronte Hotin nuk mbeti në sipërfaqe, përkundrazi ai sintetizoi modalitetet e kërkuara artistike, ai jo vetëm që përjetoi personazhin, por ai e barti atë në trup dhe në zë, duke e bërë të prekshme peshën e tij psikologjike, ideologjike dhe historike. Shfaqja nuk u mbyll vetëm në këtë dimension, ajo e theu atë nga brenda, duke e hapur drejt një dimensioni kritik, ku dialogu nuk ishte vetëm rrëfim, por edhe ide, ishte përplasje në histori. Pikërisht këtu shfaqja arrin një ekuilibër të rrallë që e bën spektatorin të ndiejë dhe njëkohësisht të mos dorëzohet ndaj ndjenjës, por të mendojë mbi përjetimin e aktorit dhe personazhit që ai paraqiste. Kurse sa i përket kërkesës brehtiane, po ashtu mund të them se është tejkaluar, sepse aktori Ylber Murtezi, që luante rolin e Ukshin Hotit, ishte personazh emancipativ në kontekstin historik por dhe në atë dialektik. Dialogjet përmbajné elemente psikoligjike ( Stanisllavki) si dhe dialogje me përmbajtje ideologjike, politike dhe historike ( Brehti).

Skena është e regulluar aq bukur dhe me aq kuptim saqë béné të përjetosh dramën më thellë. Skena éshte e ndërtuar me një qartësi simbolike që nuk ka nevojë për teprime. Hekurat nuk ishin vetëm një element skenik, ato mbartnin peshën e një historie të tërë shtypjeje jo vetëm të individit por të tërë popullit shqiptar. Prania e letrave sjellë më pranë dialogun mes Ismail Kadare dhe Ukshin Hotit, duke e zhvendosur dramën nga një hapësirë e mbyllur në një debat më të gjerë intelektual. Ndërsa hekurat e prerë nuk jané thjesht shenjë çlirimi, por një ndërprerje e dyfishtë e fatit individual dhe kolektiv të popullit shqiptar.

Ismail Kadare përballë Ukshin Hotit

Po të shihet nga perspektiva historiko-politike, Ukshin Hoti, paraqet një figurë përtej sizifiane. Në realitetin e atëhershëm politik, të zgjedhësh sakrificën si flijim dhe dorëzim, por sakrificën për refleksion të të gjithë popullit. Revolta politike e kombëtare e Hotit, ishte cytur nga “guri” i dënimit dhe fatit të popullit shqiptar. Ukshin Hoti, kuptoi qartë fatin dhe kahjen politike ka po shkonte Kosova, dhe është momenti kur zhbëhet iluzioni politik, shpresa naive dhe sterile, në një vetëdije të pastër mbi mbarëvajtjen e popullit të tij. I vetëdijshëm mbi forcën dhe pushtetin represiv pse jo dhe radial, ai u bë simbol i një revolte jo si detyrim fajsie, por si qëllim madhor dhe detyrë të historisë kombëtare. Gjendjes së atëhershme i duhej një Ukshin, që të ngriste dhe shtynte peshën e “gurit” dhe kështu nuk dorzohet.

Ukshin Hoti, zgjodhi revoltën, përjetoi burgun, në vend që të rrinte i heshtur në ngrohtësinë familjare.

Epilogu i dramës “Përtej hekurave” nuk kërkon të mbyllë asgjë. Ai nuk e shpall Ukshin Hotin si figurë të përfunduar, por si një çarje të fatit dhe një linje që vazhdon. Në këtë kuptim, çlirimi nuk paraqitet si akt i kryer, por si proces që mbetet i hapur. Dhe ndoshta këtu qëndron forca më e madhe e shfaqjes. Shfaqja nuk e monumentalizon figurën e Ukshinit, por e lë të gjallë në tensionin historisë tonë kombëtare.

sqShqip