Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në ring, duke e nokautuar serbin Aleksandar Ivanoviq në raundin e dytë të duelit të zhvilluar në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Bakaj e nisi me dominim të plotë sfidën, duke kontrolluar raundin e parë me goditje të sakta dhe ritëm të lartë. Në raundin e dytë, ai intensifikoi sulmet dhe me disa goditje të fuqishme e shtriu për tokë kundërshtarin, duke e mbyllur përballjen me nokaut dhe duke ndezur atmosferën mes tifozëve shqiptarë të pranishëm në sallë.
Në tribunë ishte edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, i cili ndoqi nga afër triumfin e bashkëkombësit të tij.
Me këtë fitore, Bakaj vazhdon serinë e rezultateve pozitive dhe konfirmon formën e shkëlqyer, ndërsa Ivanoviq nuk arriti t’i bëjë ballë dominimit të boksierit shqiptar.
Video në Link: https://www.facebook.com/reel/2391411024716530

