Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar”, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, nga sot edhe zyrtarisht do ta udhëheqë këtë institucion shëndetësor me mandat të plotë katërvjeçar, pasi me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, z. Azir Aliu, u emërua drejtor i spitalit pas përfundimit të procedurës së konkursit të hapur.
Përndryshe, Dr. Emri Bajrami për gati një vit e ka ushtruar me përkushtim dhe përgjegjësi detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë aktivitete të rëndësishme për përmirësimin e funksionimit të institucionit, organizimin e shërbimeve dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Me këtë rast, drejtori Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami falënderoi Ministrin e Shëndetësisë, z. Azir Aliu, për besimin e dhënë, si dhe të gjithë punonjësit e spitalit për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Drejtori i Spitalit, Sub. Spec. Dr. Emri Bajrami, theksoi se ky mandat i plotë katërvjeçar përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një obligim edhe më të madh ndaj pacientëve, stafit shëndetësor dhe qytetarëve.
Besimi që më është dhënë është një nder dhe një përgjegjësi e madhe. Do të angazhohem maksimalisht që Spitali i Përgjithshëm ‘Dr. Ferid Murad’ – Gostivar të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe avancimit. Prioriteti ynë do të jetë përmirësimi i kushteve për pacientët, ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, investimet në infrastrukturë dhe pajisje moderne, si dhe krijimi i kushteve sa më të mira për punën e stafit shëndetësor. Me punë, transparencë, profesionalizëm dhe bashkëpunim, do të vazhdojmë të ndërtojmë një institucion modern, efikas dhe të besueshëm, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.”
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar mbetet i përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore, duke vendosur pacientin në qendër të çdo angazhimi dhe duke punuar çdo ditë për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor, profesional dhe dinjitoz.
Spitali i përgjithshëm Gostivar

