Sot pata kënaqësinë dhe nderin të takohem me Fatih Ulusoy, ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, përfaqësues i një shteti mik të Maqedonisë së Veriut dhe i shqiptarëve, njoftoi zv/drejtori i Burgut të Kumanovës, Ylber Limani.
Gjatë takimit biseduam për tema të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballet Burgu i Kumanovës me repartin e hapur në Kriva Pallankë. U diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të ndërsjellë.
Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve tona.

